Intervenimi në kokë të pankreasit për eliminimin e tumorit me natyrë neuroendrokine është kryer me sukses në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Edhe ky operim i jashtëzakonshëm është kryer këtë javë në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes të vazhdueshme profesionale me profesionist nga Italia.
Operimin e rrallë e realizuan me sukses nga ekipa e kirurgëve Dr. Alfonso Recordare , Dr Fazli Shala, Dr.Sejfedin Burri, Anesteziologët Dr. Brahim Meha, e Dr Halit Gashi si dhe ekipi i palodhshëm i Instrumentareve dhe teknikëve të Anestezionit./Njeshi/