22.4 C
Pec
E diel, 14 Korrik, 2024

Edhe një tjetër sukses i universitetit “Haxhi Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit dhe Qëllimeve të Zhvillimit të Qendrueshëm

Një lajm i mirë për unviersitetin “Haxhi Zeka” për personelin dhe studentët e këtij institucioni është rankimi i UHZ-së në Times Higher Education – THE, në fushën e qëndrueshmërisë si institucioni i parë publik i rankuar në këtë fushë.

UHZ ka plotësuar 7 nga Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) për rankim dhe mbetet i përkushtuar që në vitet në vazhdim të plotësojë, me punë e përkushtim edhe qëllimet e tjera të THE-së.

Kjo arritje është një njohje e rëndësishme për universitetin dhe pasqyron përkushtimin e tij për cilësinë e arsimit, kërkimin shkencor dhe kontributin në shoqëri.

Renditja në THE vlerëson performancën e universiteteve në pesë fusha kryesore: mësimdhënia, kërkimi, citimet, të ardhurat nga industria dhe perspektiva ndërkombëtare. Kjo arritje tregon përkushtimin e Universitetit Haxhi Zeka për të ndjekur standardet më të larta akademike dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të rajonit dhe vendit./Njeshi/

Edhe një tjetër sukses i universitetit “Haxhi Zeka” në fushën e ndërkombëtarizimit dhe Qëllimeve të Zhvillimit të Qendrueshëm

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...