8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Edhe pse e izoluar, Kosova nis festimet për Ditën e Evropës

Ministria e Integrimit Evropian do të zhvillojë aktivitete të ndryshme në Prishtinë për të shënuar ketë ditë.

Edhe pse Republika e Kosovës është po thuasje i vetmi shtet i izoluar nga Evropa, nga sot me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvilloj aktivitete të ndryshme në Prishtinë për të shënuar ketë ditë.

Për nder të kësaj ditë Ministria e Integrimit Evropian, do të zhvilloj një tryezë diskutimi me temë diskutimi: Potenciali i Rinisë së Kosovës drejt BE-së.

Pjesëmarrës në aktivitetet janë: Ministrja Dhurata Hoxha, Ambasadorja Natalyia Apostolova, Behije Murtezi, Hana Qerimi, Zana Hoxha, etj.

Aktivet tjeter për nder të kësaj dite është shpalosja e programit te ngjarjeve për Ditën e Evropës dhe shpallja e konkursit të fushatës ekonomike nga zëvendës Shef i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri.

Edhe Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova organizon hapjen zyrtare te Shtëpisë së Evropës në Prishtinë në të cilën do të hapet një ekspozitë fotografike ‘Perspektiva e ndryshme’ nga Agon Nimani dhe ekspozita e Qeramikës ‘Flakërim i dashurisë’ nga Gresa Islami.

Kosova edhe ketë vit rrezikon të mbetet e privuar nga udhëtimi pa viza. Hapja e portës së Evropës po vonon për rininë kosovare, por ajo nuk i ka humbur shpresat dhe ka ndërmarrë nisma për ta sjellë Europën sa më pranë në Kosovë.

Mosnjohja e Kosovës nga pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian padyshim që ka reflektuar në lënien e Kosovës si vendin e vetëm të izoluar deri më tani në këtë process.Njeshi&Bota

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...