Lajmin për vdekjen e tij fillimisht e ka bërë të ditur, Klubi i Hendbollit ‘Besa Famgas’.
Në këto orë ka reaguar me pikëllim edhe Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork, ku edhe ka publikuar detajet e ceremonisë së varrimit, referuar nga informacioni i familjes Idrizi.
Në njoftim bëhet e ditur se i ndjeri do të varroset në SHBA.
Njoftimi i plotë:
‘Me pikellim te thelle njoftoim miqet ,shoket dhe dashamiret se sot i dashur yne Fadil Idrizi, pas nje semundje te shkurter u nda nga jeta ne moshen 60 vjeçare, duke na lene perjet te pikelluar.
Funerali per te ndjerin mbahet te Marten me daten 04/08/2025
Te pikelluar: Familja Idrizi nga Amerika dhe Kosova.’-thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga Shoqata ‘Peja’ në Nju Jork.
I ndjeri Idrizi ka mbajtur postin e presidentit të klubit pejan, Besa Famgas, që për kohë shumë të gjatë ka dominuar në hendbollin tonë.
Besa Famgas nën drejtimin e të ndjerit dhe familjes Idrizi ishte shembull i organizimit, ndërsa prej këtij mjedisi dolën dhe vazhdojnë të dalin shumë lojtarë cilësorë.
Fadil Idrizi ka kontribuuar për klubin Besa Famgas që prej vitit 2004./Njeshi&RADIO 1/