8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Edhe Trudeau, Meloni dhe Johson në Kiev, mbështesin Ukrainën

Edhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, dhe ish-kryeministri britatik Boris Johnson, arritën në Kiev, me rastin e dyvjetorit të fillimit të luftës Rusi-Ukrainë.

Trudeau përmes një postimi në X (ish-Twitter), tha se mbështetja e Kanadasë për popullin ukrainas mbetet “e palëkundur”.

“Për të riafirmuar këtë mbështetje, unë jam në Kiev me CAFreeland [Zëvendëskryeministrja kanadeze dhe ministrja e financave Chrystia Freeland] dhe BillBlair [Ministri kanadez i Mbrojtjes Kombëtare Bill Blair].” Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, tha se s’ka dyshim që Ukraina do ta fitojë luftën.

“Në këtë dyvjetor të zymtë të pushtimit të Putinit, jam i nderuar që jam këtu në Ukrainë. Me guximin e tyre të paepur, nuk kam asnjë dyshim se ukrainasit do të fitojnë dhe do të dëbojnë forcat e Putinit – me kusht që t’u japim ndihmën ushtarake, politike dhe ekonomike që u nevojitet”, shkroi Johnson në X.

Për t’i qëndruar në krah Ukrainës, në Kiev shkoi edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Më shumë se kurrë, ne qëndrojmë fort pranë Ukrainës. Financiarisht, ekonomikisht, ushtarakisht, moralisht. Derisa vendi të çlirohet përfundimisht”, shkroi ajo në X, mëngjesin e sotshëm./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...