Egzon Kelmendi, i njohur si Egzon Elkosi, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, i nominuar nga dega e AAK-së në Pejë.
Nominimi zyrtar u bë në gjatë pritjes që ju bë Haradinajt, në Fabrikën prodhuese ‘Pi&Ki’ në Pejë, e cila drejtohet nga Kelmendi.
Nominimi i konfirmoi vet kreu i AAK-së në faqen zyrtare në facebook.
Postimi i plotë:
‘Elkos Group, udhëhequr nga familja Kelmendi, vazhdon të jetë një shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes së suksesshme vendore. Ky grup, që është ndër punëdhënësit dhe taksapaguesit më të mëdhenj në vend, është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.
Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja. Kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ndërtuar një Kosovë të fortë ekonomikisht.
Me këtë frymë, ne angazhohemi të krijojmë një Kosovë që jo vetëm gjeneron vende të reja pune, por edhe shndërrohet në një forcë eksportuese. Vizioni ynë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, shpejton këto synime, që do ta bëjnë më të mirë jetën për qytetarët e Kosovës.’-shkroi Haradinaj./Njeshi&RADIO 1/
Pritje madhështore e “FC Besa Peja” për Haradinajn, në ‘Tahir Vokshi’
Ramushi e viziton prof. Dr. Ali Sylqen në shtëpi: Profa, mbetet shtyllë e nisjes së AAK-së