29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

“Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën, ishte hipokrizi”/ Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e ka kritikuar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fjalimin në në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Ajo tha se fjalët e Ramës për Rugovën ishin “absurde dhe hipokrizi”.

“Me majtë konferencë për Rugovën, nuk ka absurd dhe hipokrizi më të madhe se ajo që ka ndodh sot. Absurd mat madh ska, krejt ajo që ndodhi sot aty si ngjarje. Kujt ju dashtë Edi Rama me u çu me folë për Ibrahim Rugovën”, tha Tërmkolli

“Kur në Parlament ka shku Edi Rama, janë këta me pafytyrësinë më të madhe janë çu kanë dalë prej Parlamentit e kanë lëshu Parlamentin dhe Edi Rama nuk e ka folë një gjysmë fjale për Ibrahim Rugovën. Kur u bo Ibrahim Rugova njeri më i mençur më i ditur sot për Edi Ramën, çka ju dasht sot. Çka ju dasht sot Lumirit e Edi Ramës sot kjo konferencë”, shtoi ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...