Janë 61 procese që ka nisur njëherësh Edi Rama me politikanë të opozitës duke kërkuar qindra milionë lekë dëmshpërblim që thotë se do t’i japë për bamirësi.
E në morinë e padive, kryeministri nuk ka kursyer as gazetarët.
Mes të paditurve gjendet edhe gazetari Ylli Rakipi për një shkrim të publikuar prej tij në nëntor 2018.
Lista e të paditurve kryesohet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në shtatë padi kundër tij, Rama pretendon deklarata të pavërteta të pohuara nga ish-kryeministri në studio televizive apo në rrjetet sociale.
Në padinë e datës 9 nëntor 2018, Rama kërkon 23 mijë USD dëmshpërblim nga Berisha, ndërsa në 6 paditë e tjera nga 1 milionë lekë secila.
Në disa prej tyre, Rama i kërkon gjykatës të detyrojë ish-kryeministrin të përgënjeshtrojë deklaratat në faqen e tij në Facebook, si edhe në mediat që i kanë përcjellë.
Pas Berishës, në listën e të dërguarve ne gjyq nga Rama vjen kryeopozitari Lulzim Basha.
Në tre padi kundër tij, Rama kërkon nga 1 milion lekë dhe përgënjeshtrimin e thënieve të konsideruara si shpifje./21Media/Njeshi
]]>