15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Edi Rama për zgjedhjet në Kosovë: Se kam asnjë preferencë, jam një mik dhe i respektoj të gjithë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo” është pyetur edhe për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Rama ka thënë se s’ka asnjë preferencë politike dhe se të gjithë i respekton dhe se i ka miq.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”, ka deklaruar Edi Rama./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...