17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Edi Rama sot në Kosovë, takon Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do e pres sot me ceremoni shtetërore në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar të tij.

Lajmi konfirmohet nga Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media, teksa ka ndarë edhe agjendën e takimit mes dy homologëve.

Në ora 08:30 kryeministri Rama zbret në Aeroportin ‘Adem Jashari’, derisa në ora 08:50 minuta takon në qeveri kryeministrin Kurti.

Në ora 10:20 minuta Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Republikës së Shqipërisë, Edi Rama mbajnë konferencë për media.

Në ora 10:50 minuta Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.

Në ora 11:40 minuta Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në ora 12:20 minuta Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, takohet me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...