31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Edi Rama sot në Prishtinë, flet për “Rugovën dhe Perëndimin” në Konferencën e LDK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të jetë i pranishëm të hënën në konferencën ndërkombëtare ‘Rugova dhe Perëndimi’ të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për nder të 25 vjetorit të lirisë së Kosovës, nga ora 11:00.

Siç thuhet në njoftimin e LDK-së kryeministri Rama, do të jetë pjesë e panelit të parë bashkë me ish kryeministrin e Italisë Massimo D’Alema, ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeffrey Hovenier dhe presidentin e Akademisë Papore për Jetë, Vincenzo Paglia.

Rama do të ketë fjalim në konferencën e LDK-së  ‘Rugova dhe Perëndimi’, mësime nga e kaluara, aspirata për të ardhmen.

Siç ka njoftuar LDK, paneli i parë i kësaj konference do të flasin për “trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe përafrimin e Kosovës me vlerat perëndimore”, ndërsa konferenca “mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, sikurse dhe në nderim të aleatëve që patën rol thelbësor në orët e rënda të vendit”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...