17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Edita Tahiri e quan zhgënjyes samitin e BE-së: Nuk ka viza, nuk ka hapje negociatash

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas samitit të sotëm të BE-së në Bruksel, duke thënë se shqiptarët morën lajme zhgënjyese.

“Sot patëm lajme zhgënjyese nga BE-ja: Jo viza për Kosovën, jo hapje negociatash për Shqipërinë. Shumë hipokrizi dhe absurditet pati, por nuk duhet humbur rrugën! Duhet gjetur rrugën drejt cakut, këtë punë duhet ta bëjnë qeveritë e dyja vendeve tona”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Për mos liberalizimin e vizave për Kosovën ka reaguar edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se “Liberalizimin e kemi merituar shumë vite më herët por as sot nuk e morëm”.

Ndërsa ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa, për mos liberalizim të vizave ka fajësuar Vjosa Osmanin e Albin Kurtin. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...