10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Egjiptianët votojnë për president

Egjiptianët kanë filluar të dielën të votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat presidenti i tanishëm, Abdel Fattah el-Sissi, nuk përballet me ndonjë sfidues të fortë, prandaj edhe pritet ta fitojë edhe një mandat tjetër, i cili do ta mbajë atë në pushtet deri më 2030.

Zgjedhjet kanë mbetur në hije të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – në Rripin e Gazës.

Vëmendja e pothuajse të gjithë egjiptianët është te lufta që po zhvillohet në kufijtë lindorë të vendit të tyre dhe te vuajtjet e civilëve palestinezë në enklavën bregdetare.

Votimi treditor, i cili nisi të dielën, po mbahet, po ashtu, në një kohë krize të madhe ekonomike në Egjipt, vendi me 105 milionë banorë, një e treta e të cilëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave zyrtare. Kriza buron nga keqmenaxhimi i ekonomisë, por edhe nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila e ka prekur ekonominë globale.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...