16 C
Pec
E diel, 16 Qershor, 2024

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Në një natë të mbushur me emocione dhe tension, Egla Ceno u shpall fituese e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.

Sonte u vulos fati i pjesëmarrësve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, dhe Egla doli triumfuese në këtë garë të fortë.

Finalja nisi me një atmosferë festive dhe të ngarkuar me pritje, ndërsa konkurrentët u përballën për herë të fundit me votën e publikut.

Egla, e cila ka treguar një lojë të qëndrueshme dhe ka qenë protagoniste e shumë momenteve të paharrueshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në shtëpi, arriti në majën e suksesit të Big Brother VIP Albania.

Duke dalë fituese, ajo konfirmoi së është preferuar nga publiku, i cili e ka përcjellë me admirim dhe mbështetje gjatë gjithë aventurës së saj. Egla bëri për vete zemrat e shikuesve jo vetëm me lojën e saj, por edhe me emocionet e pafundme që dhuroi me historitë e saj.

Përveç çmimit të madh, Egla merr me vete edhe një përvojë të çmuar dhe një vend në zemrat e shikuesve si një nga karakteret më të spikatura të këtij edicioni.

Egla Ceno tani është zyrtarisht emri që do të mbahet mend si fituesja e Big Brother VIP Albania 3. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...