16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla është duke u përballur me disa komplikime shëndetësore, derisa për momentin është duke u trajtuar brenda shtëpisë nga ekipi mjekësor.

Lidhur me këtë, Vëllai i Madh pritet të jep njoftimin e dytë për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. Pamjet të cilat janë shpërndarë me të madhe në internet tregonin Eglën e shtrirë dhe duke marrë infuzion.

Egla, mëngjesin e sotëm kishte raportuar se kishte pasur dhimbje barku. Mbetet të kuptohet më vonë se çfarë vendimi do të marrë Vëllai i Madh për banoren dhe nëse do të vazhdojë trajtimin brenda. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...