-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Egzon Kelmendi: Ekonomi e zhvilluar do të thotë Kosovë e zhvilluar!

Biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, Egzoni, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal me numër 137, ndërsa numri i tij është 60, po vazhdon turrin e takimeve me koleg të kompanisë së tij të njohur e me ndikim në tërë Kosovën dhe në rajon.

Kelmendi ka takuar kolegë nga ETC Gjilan, prej nga ka vënë theksin se me ta bashkë janë shembull suksesi nga sektroi privat për zhvillimin ekonomik, e duke thënë se njejt sukseset mund të arrihen edhe në ate publik, nëse rezultatet bazohen në investime të mirëfillta.

‘Ekonomi e zhvilluar do të thotë Kosovë e zhvilluar!’-ka shkruar Kelmendi mes tjerash.

Postimi i plotë:

‘Të dashur miq, tani kur po afrohet 9 shkurti, shihet se mobilizimi i gjithëanshëm qytetarë për Kosovën fituese është në rritje të paparë.

Në këtë kuadër, kam takuar sot kolegët nga ETC Ferizaj me të cilët jemi dakorduar për mbështetjen e nevojshme për Koalicionin AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137 dhe për mua në numrin 60.

Kosova meriton më mirë dhe ne bashkë do t’ja dalim!

Ekonomi e zhvilluar do të thotë Kosovë e zhvilluar!

Me njerëz punëtorë, suksesi nuk do të mungoj!’-shkruan Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/

Gëzim Kelmendi: Partia ‘Fjala’ ka vizion për rimëkëmbjen e Kosovës

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...