Egzon Kelmendi – biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, ka shkruar për fitoren e Presidentit Trump.
Kelmendi shkruan se vendii ynë ka kapacitete të ndërtojë ura bashkëpunimi të mirëfilltë me Presidencën Trump në shumë aspekte e veçanërisht në ato të zhvillimit ekonomik.
‘Hejqa e taksave dhe e tatimit të dyshiftë Kosovë-SHBA, është prioritet i yni. Kjo sepse, SHBA është treg i pafund për Kosovën, përderisa Kosova, edhe pse shtet i vogël për SHBA, mbetet rajon strategjik në këtë pjesë të Ballkanit perëndimorë.’-skruan mes tjerash ai.
Postimi i plotë:

‘Fitorja e Presidentit Trump, në tempullin e demokracisë botërore është dëshmia dhe shembulli më i mirë se njerëzit e suksesshëm dhe të guximshëm në biznes dhe zhvillim ekonomik, kanë mundësi të sjellin të mira edhe për shtetin.
