4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Egzon Kelmendi i AAK-së, pas hapjes madhështore në Prishtinë: Ky është momenti i vendosmërisë!

Biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, Egzoni, tashmë i rreshtuar në garën drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke garuar me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal ka shkruar rreth takimit të hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, mbrëmë në ‘1 Tetori’ në Prishtinë, ku morën pjesë mija simaptizantë.
Egzon Kelmendi është shprehur se që me fillim të nisjes së mbarë, qytetarët kanë vendosur për ndryshim.
‘Kjo është Kosova fituese. Ky është momenti i vendosmërisë! Qytetarët janë të bashkuar dhe të vendosur për një Kosovë fituese, për një të ardhme më të mirë.#AAK137 
#EK60.’-ka shkruar Kelmendi, krahas fotove që ka publikuar nga tubimi e ku pothuaj në secilën prej tyre, përpos numrit të madh të pjesëmarrësve, jo-rastësisht, ekspozohet Flamuri Amerikan.
Ndryshe, Egzon Kelmendi-Elkosi, në këto zgjedhje të 9 Shkurtit garon me numrin 60, në listën AAK- Nisma dhe të tjerët me numër 137.
Në tubimi hapës, Kelmendi ka marrë mbështetje të madhe edhe nga simpatizantë të pranishëm në sallë./Njeshi/ 
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...