Egzon Kelmendi – biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me numrin 60-të në listën AAK-Nisma dhe të tjerët 137, ka shkruar pas tubimin madhështorë dhe pritjes që u është bërë në Istog.
Në reagimin e tij nga Istogu, vendlindja e presidentit historik Ibrahim Rugova, Egzon Kelmendi ka kujtuar kohën e binomit drejtues të shtetit Rugova – Haradinaj, duke thënë se popullata e kaj ane, me pjesëmarrjen masive e konfirmoi sërish kryeministrin e presidentit Rugova, Ramush Haradinajn.
‘Istogu i dha mbështetje të fuqishme kryeministrit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, liderit tonë z.Ramush Haradinaj dhe koalicionit AAK – Nisma.’-tha ai.
Postimi i plotë:
‘Istogu i dha mbështetje të fuqishme kryeministrit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, liderit tonë z.Ramush Haradinaj dhe koalicionit AAK – Nisma.
Podguri, ndër pasuritë e rëndësishme të tokave pjellore të Kosovës, ka nevoj për zhvillim të hovshëm e ndërmarrësi ekonomike nga njerëz që dijnë, munden dhe ja dalin.
Ne jemi gati që besimin qytetarë ta kthejmë në punë dhe zhvillim.
Faleminderit organizatorëve të këtij tubimi kaq madhor! #AAK137 #EK60.’-ka shkruar Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/