I impresionuar nga madhështia e Tubimit përmbyllës elektoral të koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët në Deçan, Biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, Egzoni, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me listën AAK-Nisma dhe të tjerët 137 me numrin 60, ka kërkuar nga elektorati vendosmëri dhe pjesëmarrje masive në kutitë e votimit më 9 shkurt, duke votuar për Kosovën Fituese 137.
‘Të dashur miq të punojmë fort dhe me vendosmëri në këto ditë të mbetura që pjesëmarrja masovike qytetare të konfirmohet me votë!’-shkruan mes tjerash Kelmendi.
Postimi i plotë:
‘Në Deçan, në zemrën e AAK-së, mbyllëm fushatën duke marë forcë e energji për fitore!
Ka mbetur edhe një javë nga sot, deri tek 9 shkurti, dita e ndryshimit të nevojshëm për Kosovën!
Të dashur miq të punojmë fort dhe me vendosmëri në këto ditë të mbetura që pjesëmarrja masovike qytetare të konfirmohet me votë.
Deçan faleminderit! Rrugën drejt suksesit do ta bëjmë bashkë!’-shkruan Egzon Kelmendi./Njeshi&RADIO 1/
Viktima e vetaksidentit të sontëm, ishte punonjës i ‘Hidrodrini’-t, reagon kompania