Biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, Egzoni, i cili po garon drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal, i impresionuar nga pritja dhe mbështetja, ka shkruar rreth takimit të fushatës zgjedhore, në Deçan.
Postimi i plotë:
‘Deçan faleminderit që ja ke zbardhë fytyrën AAK-së, me qeverisjen e Bashkimit dhe stafit të tij.
Rinia e Deçanit veçanërisht, është shembull i vitalitetit të zhvillimit ekonomik!
udo ku shkuam morëm premtime, ndërsa Deçanit i premtuam se do të ja shtrijmë shembullin e tij me fitore në tërë Kosovën!’-ka shkruar Egzon Kelmendi.#AAK137