Egzon Kelmendi, biznesmeni i njohur kosovar nga brezi i gjeneratës së re dhe djali i Presidentit të ‘Elkos Group-Etc’, Ramiz Kelmendit, i cili i është bashkuar garës drejt ulëses së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke garuar me listën AAK-Nisma-Konservatorët–Forumi Intelektual E-30 dhe Lista Ideal mbrëmë ka marë pjesë në tubimin e këtij subjekti në Suharekë, komunë kjo e cila qeveriset nga partia e Ramush Haradinajt.
Egzon Kelmendi nga atje ka thënë se në tubim ka takaur mijëra mbështetës e bashkë me ta edhe koleg të kompanisë.
Kelmendi, Suharekën e qeverisur nga AAK e ka vlerësuar si shembull për Kosovë të zhvillimit ekonomik.
‘Suhareka e Aleancës, Aleanca e fitoreve të Kosovës. Kjo komunë mbetet shembulli më i mirë i zhvillimit të gjithëmbarshëm e veçanërisht edhe modelit të ngritjes ekonomike. Takova mijëra qytetarë e koleg të punës. Me 9 shkurt, fitore për Kosovën’.-shkruan kandidati për Deputet me numër 60 në listën e koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët, Egzon Kelmendi./Njeshi/
Albin Kurti shef i VV-së, jo i Devollit, kërcënoi mbi 15 mijë familje