Ekipi i Kosovës është vendosur tashmë në Fshatin Olimpik, aty ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ janë afruar tashmë pasi ato pritet të fillojnë zyrtarisht me 23 korrik dhe do të zhvillohen deri më 8 gusht.

Në Japoni apo më saktë në Fshatin Olimpik kanë filluar të arrijnë përfaqësuesit e shteteve botërore.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i cili ka bërë të ditur se ekipi i Kosovës është vendosur tashmë në Fshatin Olimpik.

Aty janë vendosur edhe flamujt e Kosovës, ndërsa kati i 11-të është ai ku do të qëndrojnë ekipi i Kosovës.

Në Fshatin Olimpik, sot pritet të arrijnë edhe ekipi olimpik i xhudos dhe ai i boksit.