-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

EKSKLUZIVE PËR NJESHIN: Ministri Shala deklarohet për Lumbardhin e Pejës: MTI nuk jap leje, çështje si kjo kalojnë në Parlament

Interesimi i kompanisë austriake ‘KelKos-Energy Peja SH.P.K” për të investuar në vlerë prej 97 milionë eurosh për energji alternative në Komunën e Pejës, respektivisht në Lumbardhin e Pejës, ka zgjuar shqetësimin e qytetarëve të kësaj komune dhe rajonit të dukagjinit në përgjithësi.

Rreth kësaj çështje ekskluzivisht për portalin ‘Njeshi’ është deklaruar pasdite edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. Shala ka thënë se Ministria që ai drejton nuk është kompetente as për dhënien e lejeve as miratim të ndonjë projekti madhor. Ai ka shtuar se MTI vetëm ka ftuar një Komitet ndërministror siç edhe e obligon ligji i cili është miratuar në Parlamentit e Republikës së Kosovës në kohën e legjislaturës së shkuar dhe të qeverisjes së kaluar Mustafa. Sipas ministrit Shala, çdo detaj, në fund sërish do të kaloj në Parlament, si organi më i lartë legjislativ i shtetit.

“Nuk dua të lëshohem në çështje poenash politikë të askujt. Më vjen shumë keq, por ajo çfarë ka ndodhur është se, bazuar në ligjin per investime strategjike që është miratuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës në kohën e legjislaturës së shkuar dhe të qeverisjes së kaluar Mustafa, edhe ka ndodhur këto ditë. Tani, çfarë ka ndodhur. Ka ndodhur diçka për të cilën na obligon ligji. Pra dhe MTI është përgjegjëse për implememtin e këtij ligji. Bazuar sikurse edhe në sektorët tjerë, për këtë temë, është paraqitur kompania austriake ‘KelKos…’ që deri këtu plotëson kriteret teknike për aplikim, si investitor strategjik, e e cila kërkon të merr statustin e  investitorit dhe të investoj në energji të ripërtëritshme në rajonin e Pejës. Çfarë ka bërë MTI-ja?  Siç e obligon e ligji, në monentin  kur kompania aplikon dhe plotëson kriteret teknike, ne si ministry, aplikimin  e paraqesim në komisionin ndërministrorë. Pra nuk bëhet fjalë se kemi dhënë leje, kemi nënshkruar, kemi votuar. MTI-ja nuk jep leje, por çshtjen ja kalon instotucioneve tjera relevante për analizë, siç është ndër to edhe Ministria e Ambientit dhe mekanizma tjerë. Pastaj në bazë të vlerësimeve të sakta, profesionale, nga të gjithë mekanizmat, e ku mos harroni, përfshihet dhe merr pjesë, poashtu me ligj, edhe kryetari i komunës përkatëse, në këtë rast ai i Pejës, konstatohet se a ja vlen. Nëse çështja ja vlen, kjo nënkupton se gjithnjë sipas ligjit, çështja kalon për miaratim në Parlamentin e republikës së Kosovës. Ju e dini, çdokund ku ka pronë publike dhe flitet për pronë publike, miratimin e jap parlamenti.”-deklaroi ministri Shala për portalin Njeshi.

I pyetur se ai vet si ministër dhe si ministri a ka qëndrim ndaj kësaj çshtjeje, Shala ka thënë se nuk i takon atyre si ministri të japin vlerësim të tillë, për çfarë nuk janë të thirrur.

“Ministria jonë nuk ka ekspert për këto vlerësime, thjeshtë janë institucionet tjera. Nuk jemi ne adresa. Andaj, unë nuk dua dhe nuk mund të lëshohem në vlerësime profesionale për diçka që nuk e kemi në resor tonin e as në deklarime dhe qëndrime politike të akterëve që i pamë këto ditë. Çështja nuk ka nevoj të sjellë shqetësim se dikush po punën fshehurazi, ose dikush ka vendsour për diçka.”- përfundon Endrit Shala – Ministër i Tregëtisë dhe Industrisë.

Ndryshe dy ditë më parë, kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe zv/Ministri i Financave, pjesë e Komitetit ndërministror, janë deklaruar kundër ndërtimit të hidrocentralit në lumin e bardhë. Kryetari Muhaxheri pjesë e komitetit ndërministror për këtë çështje ka thënë se komuna e Pejës, respektivisht ai, janë ftuar me vonesë në takim, për çka nuk kanë marrë pjesë.

Kryetari Gamzend Muhaxheri në shkresën e tij thotë;

“Më lejoni që të ju njoftoj, se ky projekt është nga viti 2012-të, dhe ka marrë gjithë këtë kohë sepse, dokumentacioni i cili është miratuar në Komunën e Pejës, pra Plani i Zhvillimit Komunal, kategorikisht e ndalon ndërtimin e hidrocentraleve ose projekteve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të Lumbardhit. Dhe duhet të kemi parasysh, se projektet të cilat janë zhvilluar në anën tonë, e sidomos në Grykën e Deçanit nga po i njëjti investitor, dëmet ambientale kanë qenë kolosale, kështu që ne kemi marrë veprimet tona dhe kemi stopuar çdo komunikim me investitorin”, thuhet në letrën e Muhaxherit.

Ndërsa zv/Ministri i Financave, Fatmir Gashi në deklarimin e tij publik pas takimit ndërministror, rreth temës në fjalë, sqaron;

“Fatmir Gashi as që ka nënshkruar dhe as që do të nënshkruaj gjëra të tilla ndonjëherë. Për çdo hollësi, ftoj mediat që të më kontaktojnë”.-thuhet në reagimin e Gashit. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...