20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Eksperienca e artiljerëve amerikanë tejet e rëndësishme, FSK në stërvitjen fushore “Dynamic Front 22”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka marr pjesë në stërvitjen fushore “Dynamic Front 22”, ndërsa theksoi se eksperienca e artiljerëve amerikanë tejet e rëndësishme.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se oficerët tanë kanë ndjekur stërvitjen e njësisë së artilerisë fushore deri në nivel batalioni dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre me pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme partnere.

“Eksperienca e artiljerëve amerikanë tejet e rëndësishme në procesin e zhvillimit të komponentës sonë të mbështetjes luftarake me zjarr

Ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja e oficerëve tanë artiljerë, përkrahë 3 mijë trupave amerikane  dhe 19 forcave të vendeve partnere të saj në Stërvitjen fushore “Dynamic Front 22” mbajtur në Grafenwohr të Republikës Federale të Gjermanisë.

Oficerët tanë i janë atashuar Batalionit 1-77 të Artilerisë Fushore të Brigadës 41 të Ushtrisë Amerikane.

Gjatë kësaj stërvitje, oficerët tanë kanë ndjekur stërvitjen e njësisë së artilerisë fushore deri në nivel batalioni dhe kanë shkëmbyer përvojat e tyre me pjesëmarrësit nga shtete të ndryshme partnere.

Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për forcat amerikane për këtë mundësi të jashtëzakonshme!”, shkruan Mehaj.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...