Mustafa thotë se në kuadër të përgatitjeve për negociatat në Vjenë (2006) kjo çështje është elaboruar dhe trajtuar me seriozitetin e duhur në kuadër të Ekipit te Unitetit dhe të trupave të tij, më saktësisht nga Grupi i eksperteve për ekonomi të cilin e kam udhëhequr unë. Grupi i gjërë i përberë prej 50 ekonomisteve të shquar, të gjeneratave të ndryshme dhe me ekspertizë për sektorë e çështje relevante, ka përgatitur Platformën politike të shoqëruar me anekse analitike për secilën çështje, i ka aprovuar me konsensus, i ka prezantuar tek ekipi i unitetit dhe pas miratimit edhe aty ka shkuar shumë i përgatitur në raundin e bisedimeve për ekonomi në Vjenë në maj të vitit 2006
Më tej Mustafa shtoi se qëndrimet dhe kërkesat e argumentuara për kompensim te dëmeve nga qeveria e Serbisë janë prezantuar ne tavolinën e dialogut ne prezencën e ekipit te Ahtisaarit dhe vëzhguesve te tjerë ndërkombëtar . Dosja për ketë me gjithë dokumentacionin është dorëzuar ne ekipin e unitetit dhe duhet te jete ne Arkivin e tij , ne Kryesi apo Qeveri. Rrjedhën e negociatave për këtë çështje ne Vjene dhe rezultatet e tij i kam prezantuar ne librin e publikuar me 2016
]]>