1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Ekspozita e artit nënujor në ishullin Porquerolles

Deri më 17 tetor në Fondation Carmignac në Porquerolles, shfaqja e grupit nënujor “Deti imagjinar” (La Mer Imaginaire) kornizon detin si një burim frymëzimi, imagjinate, dëshire dhe humbjeje.

Ka shumë mënyra për të parë artin, shumica prej tyre mbi nivelin e detit. Por ky nuk është rasti në ishullin mesdhetar të Porquerolles, Francë.

Në Villa Carmignac, një ekspozitë e re e titulluar “Deti Imagjinar” (La Mer Imaginaire) po organizohet brenda, jashtë dhe nën ujë, duke i transformuar galeritë e fondacionit në një muze nënujor që i zhyt shikuesit në lidhjen mes njerëzve dhe botës nënujore.

Marrëdhënia e njerëzimit me detin është komplekse: një burim frike, shfrytëzimi, eko-ankthi, rreziku dhe misteri. Me shkrirjen e artit modern dhe bashkëkohor dhe instalimeve specifike për sitin, ‘Deti Imagjinar’ e kornizon botën detare si një burim të çmuar dhe ndjellës, i mbushur me jetë të njohura dhe të panjohura; një vend me pafundësi, thellësi të paimagjinueshme, gjëra të papritura, dhe gjithashtu një ekosistem të brishtësisë akute.

Kjo ekspozitë ishte ide e kuratorit Chris Sharp, bashkëthemelues i hapësirës eksperimentale të artit ‘Lulu’ që është i destinuar të bëhet satelit i Muzeut X në Pekin.

“Deti Imagjinar” u frymëzua si nga efekti akuariumi i arkitekturës së Villa Carmignac-hapësirat e saj të zhytura nën tavanin e gjerë të ujit të ndërtesës, ashtu edhe nga veprat ikonike nga koleksioni i saj, përfshirë shatërvanin kinetik të Bruce Nauman me njëqind peshq bronzi.

Fondacioni ‘Carmignac Porquerolles’ hapi dyert e tij në vitin 2018. Ky muze relativisht i sapolindur në një ishull të pyllëzuar në Mesdhe është larg nga turmat, zhurmat dhe grindjet e përditshme. Jo më shumë se 50 njerëz në të njëjtën kohë nuk lejohen kurrë në vilën e fondacionit, parkun e skulpturave dhe terrenet, dhe ndërsa koronavirusi vazhdon të mbërthejë botën, ambienti siguron një strehë natyrore për ata që janë gati të zhyten gishtërinjtë e tyre përsëri në ujërat e artit.

“Deti imagjinar” është gjithashtu një kujtesë e fuqishme se bota jonë nënujore, 95 përqind e së cilës është ende e panjohur, tani është në rrezik. Pa veprim, ne po përballemi me një botë ku shumë krijesa dhe organizma detarë mund të ekzistojnë vetëm në imagjinatën tonë, ose atë të artistëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...