6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ekspozita e Suksesshme në Galerinë e Artit në Pejë!

Sot, nxënësit e talentuar të Shkollës së Artit shënuan festën e 7 dhe 8 Marsit me një ekspozitë mbresëlënëse në Galerinë e Artit në Pejë.

Ekspozita solli në pah kreativitetin dhe pasionin e tyre për artin, duke i dhuruar publikut një përvojë të veçantë vizuale. Nën organizimin e drejtorit z. Bujar Kelmendi dhe stafit të përkushtuar të mësimdhënësve, gjatë këtij aktiviteti u ndanë edhe mirënjohje për të gjithë pensionistët që kanë kontribuar ndër vite në shkollën tonë.

Ky gjest i veçantë ishte një mënyrë për të shprehur falënderimin dhe respektin tonë të thellë për ata që kanë dhënë një kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj. Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, artistëve të rinj dhe të gjithë atyre që mbështetën këtë ngjarje të mrekullueshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...