6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Ekzekutohen pagat me rritje në sektorin publik

Janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje.

Kështu ka njoftuar ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se ekzekutimi është bërë me rritje.

“Pagat në sektorin publik që paguhen nga buxheti i shtetit, sot janë ekzekutuar me rritje. Ashtu siç e patëm prezantuar në tetor të vitit të kaluar bashkë me Kryeministrin Kurti, rritja e pagave do të bëhet për të gjithë duke e shtuar një njësi koeficienti, apo 110 euro shtesë. Rritja bëhet në dy faza, ku faza e parë me 55 euro rritje e pagës bruto fillon së aplikuari në muajin janar – pra sot”, ka njoftuar ministri.

Tutje, ministri ka shkruar se ” faza e dytë e rritjes me 55 euro tjera bëhet në muajin korrik, për ta kompletuar kështu rritjen prej 110 euro bruto për të gjithë pagëmarrësit e buxhetit”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...