6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Elek shpall fitoren e 10 mandateve, përkrahësit e Listës Serbe festojnë në Veri

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha se kjo parti i ka fituar dhjetë nga dhjetë mandatet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se fushata ishte “e tmerrshme dhe brutale” kundër partisë së tij, por i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen, si dhe serbët e zhvendosur që erdhën nga Serbia për të votuar.

“Mirënjohje e madhe për Aleksandar Vuçiqin, ne kemi një shtet, një president. Ne nuk kemi shtet tjetër, e as që po e kërkojmë”, tha Ellek në konferencën për gazetarë.

Pas konferencës, disa vetura me flamuj të Listës Serbe dhe të Serbisë qarkulluan nëpër rrugët e Mitrovicës së Veriut, duke u rënë borive./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...