25.2 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Elezaj: Ka tregues që Enver Sekiraqes iu mundësua arratisja

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, dyshon se në arratisjen e Enver Sekiraqes, i dënuar me 25 vite burg për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, ka grup të organizuar që kanë mundësuar arratisjen e tij.

Elezi thotë se tregues për këtë është edhe mos publikimi i lajmit të Policisë së Kosovës deri në presionin publik.

“Mungesa e Policisë së Kosovës për t’i treguar publikut se çfarë ka ndodhë, është një tregues i qartë se këtu kemi të bëjmë me një grup të organizuar për krijimin e kushteve që i njëjti të arratiset. Absolut unë dyshoj për faktin se marrë parasysh profilin e personit i cili përmban një profil të jashtëzakonshëm në kuptimin e rrezikut të sigurisë publike ka urdhërua vrasjen një pjesëtari të Policisë së Kosovës, dhe më pas dihet botërisht se ka qenë pjesë e grupeve kriminale dhe ka qenë një dhunues i sigurisë në Prishtinë dhe pjesë të tjera”, ka thënë Elezi në Tëvë 1.

Enver Sekiraqa ishte arratisur, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ndryshimin e masës nga arresti shtëpiak në paraburgim.

Lidhur më këtë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka suspenduar gjyqtarin në rastin e Enver Sekiraqës./Njeshi&Tëvë1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...