Edhe dy ditë partitë politike kanë kohë që t’i dorëzojnë në KQZ kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje dhe listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në një prononcim për T7, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se deri tani subjekti politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhje.
Kjo parti ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë
“Deri më tani, subjekti politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka dorëzuar aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje si dhe ka dorëzuar listën me emrat e 35 kandidatëve për deputetë.”
Së fundmi, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://certifikimi.kqz-ks.org/ e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës./Njeshi/