16 C
Pec
E diel, 19 Maj, 2024

Elezi (KQZ): 49 organizata vëzhguese janë monitoruar procesin e votimit në veri

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se kanë akredituar 49 organizata vëzhguese me një numër të përgjithshëm prej 401 vëzhguesve.

Ai ka deklaruar se këta vëzhgues do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

“Sipas vendimeve të KQZ-së, 34 vëzhgues përfaqësojnë 1 subjekt politik, 86 të tjerë janë akredituar në emër të 3 organizatave jo-qeveritare vendore, 201 vëzhgues nga 23 media vendore, 16 vëzhgues nga 7 media ndërkombëtare dhe 64 vëzhgues nga 15 përfaqësi diplomatike në Kosovë”, ka thënë Elezi. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...