Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së shpejti pritet të shpallë datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Rregullat e Zgjedhjeve Lokale për mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të komunave dhe asamblistëve të kuvendeve komunale, kanë mbetur të njëjta, si në zgjedhjet e viteve të kaluara.
Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi Ligji për Zgjedhjet Lokale i vitit 2008 nuk i është nënshtruar reformës zgjedhore.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mënyra e plotësimit të fletëvotimit për zgjedhjen e kryetarit të një komune mbetet e pandryshuar dhe po ashtu edhe për asamblistë të kuvendeve komunale. /Njeshi/