Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në emisionin “Familja Ime”, e ftuar ishte politikania, Eliza Hoxha. Ajo tha se kjo ditë ngërthen brenda vetës festën e protestën, megjithëse e sheh si një ditë reflektimi.
Hoxha po ashtu thotë se në këtë ditë duhet të hidhet dritë ndaj atyre grave që luftuan që sot të jetë më lehtë për vajzat e reja.
“Për mua është ditë reflektimi, që e ngërthen brenda vetës edhe festën edhe protestën. Mendoj se duhet të jetë një ditë ku ne duhet të japim dritë për krejt gratë që kanë punuar, protestuar, kanë demonstruar pakënaqësitë, e kanë luftuar në forma të ndryshme qe ne me e pasë më lehtë sot, dhe kjo nuk nënkupton që është proces i kryer, por është proces që vazhdon”, tha ajo./Njeshi/