Në prag të Festës së Pashkëve katolike, gjigandi ekonomik ELKOS GROUP-ETC ka ndarë donacion për familjet në nevojë, 100 pako ushqimore.
Presidenti i ‘ELKOS GROUP-ETC’ Ramiz Kelmendi me këtë rast ka uruar me thënien e madhe të Fishtës, ‘Vërtet kemi Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë’, ka shkruar ai.
Donacioni i është dorëzuar famullitarit të Kishës katolike ‘Shën Katarina’ në Pejë, At Lorenc Sopi.
‘Falënderime për Elkos Group dhe pronarin z. Ramiz Kelmendi. Në asnjë festë nuk ndalen dhe asnjëherë. Ata sjellin lumturi në shumë familje.’- është shprehur me këtë rast kreu i ‘Shën Katarinës’, Lenc Sopi.
Postimi i plotë:
Me këtë rast kam pranuar falënderimet e sinqerta nga At Lorenc Sopi si përfaqësues i Kishës katolike ‘Shën Katarina’. Gëzuar për shumë mote Pashkët.-shkruan Ramiz Kelmendi./RADIO 1/