19.7 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Eurodeputeti Elmar Brok në mbështetje të Sali Berishës dhe shtetit ligjor

Elmar Brok, 39 vjet eurodeputet dhe për dekada shef i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, ka mbajtur një fjalim nga ballkoni i shtëpisë së liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha, i cili mbahet në arrest politik, pa prova dhe pa asnjë akuzë edhe pse hetohet prej më shumë se tre vitesh, që prej 30 dhjetorit 2023.

Politikani i mirënjohur europian dhe një nga zërat më autoritarë politikë të Gjermanisë e BE-së zgjodhi të japë një mesazh për Europën nga ballkoni i shtëpisë së liderit të opozitës, Berisha.

Brok, në një intervistë për Syri Tv vuri në dukje se zgjodhi ditën e tij të rëndësishmë, ditëlindjen, për të dhënë një mesazh për çfarë po ndodh në Shqipëri.

Shqipëria aderon të anëtarësohet prej dekadash Europë dhe lideri i opozitës vendase, njeriu që ka bërë më shumë reforma për të afruar vendin me BE, kryeministri që anëtarësoi Shpipërinë në NATO mbahet në arrest politik, i mohohet shkuarja në Parlamen edhe pse ndaj tij nuk ka asnjë vendim gjykate fajësie, gjë e cila bie ndesh me legjislacionin europian ku Shqipëria kërkon të aderojë.

Brok e cilësoi situatën në Shqipëri të ngjashme me Rusinë, ku lideri i opozitës burgoset me urdhëra politike dhe drejtësia komandohet nga pushteti.

INTERVISTA E ELMAR BROK në Syri Tv me gazetarin Ermal Rizaj:

Rizaj: Zoti Brok, faleminderit për këtë intervistë. Fillimisht, doja t’ju pyesja pse jeni këtu në Shqipëri pasi mora vesh që keni ditëlindjen dhe keni zgjedhur ta festoni me zotin Berisha. Pse kjo zgjedhje nga ana juaj?

Brok: E njoh Berishën prej shumë vitesh dhe kemi thuajse të njëjtë moshë. Nuk është e drejtë që ai ndodhet në errësirë për shkak të arrestimit të tij. Dhe besoj se kjo nuk është një çështje reale ligjore pasi nuk ka asnjë vendim gjykate dhe nuk duhet të ketë një arrestim. Ky person duhet të shkojë në parlament sepse kështu e sanksionon legjislacioni dhe juridiksioni europian. Si rrjedhojë, dua ta mbështes e t’i shpreh keqardhjen time.

Rizaj: Zoti Brok, ju e njihni zotin Berisha prej më shumë se tre dekadash. Cili është vlerësimi juaj për zhvillimin e Shqipërisë gjatë qeverisjes së zotit Berisha? A keni një vlerësim, një opinion për qeverisjen e vendit gjatë kohës së zoti Berisha e ka drejtuar qeverinë shqiptare?

Brok: Kam pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me të. Kemi bashkëpunuar për të sjellë Shqipërinë më pranë BE-së, më pranë NATO-s. Asokohe, ai u tregua shumë i zellshëm për të bërë punën e tij, për të përmbushur kushtet që nevojiteshin. Ai ishte shumë produktiv në politikat për vendin e tij, por që ky vend të zhvillohet në drejtimin e duhur është diçka e mirë për Gjermaninë dhe për Europën në tërësi. Kjo nuk do të thotë që jam dakord me gjithçka dhe s’i di të gjitha detajet e politikës shqiptare. Por marrëdhëniet tona kanë qenë goxha të mira dhe produktive.

Rizaj: Zoti Berisha prej më shumë se pesë muajsh ndodhet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, edhe pse ai prej kohësh i bën thirrje organit të akuzës që t’i bëjë publike këto prova. Ju, nga informacionet që keni, jeni politikan karriere, keni qenë në Parlamentin Europian me post, a dini ndonjë rast tjetër siç është rasti i zotit Berisha?

Brok: Nuk di të ketë një fenomen të tillë, sidomos në kushte të tilla. Kemi një juridiksion të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që thotë që duhet të kesh të drejtën për të shkuar në parlament e të thuash argumentet e tua si politikan kur zgjidhesh për sa kohë që të mos ketë një vendim përfundimtar nga një gjykatë që ke bërë diçka të gabuar ligjërisht. Dhe nuk është kështu në rastin e zotit Berisha. Prandaj, ai ka të drejtën për të shkuar në parlament. Kjo çështje nuk është e bazuar në një vendim gjykate. Duket sikur jemi në Rusi, ku opozitarët eliminohen nga debati politik.

Rizaj: Zoti Brok, në një situatë kur zoti Berisha është zgjedhje me votat e qytetarëve pasi në një demokraci vota dhe zgjedhjet janë të rëndësishme. Si duket kjo situatë ku një deputet nuk lejohet të shkojë në parlamentin e Republikën e Shqipërisë…? A është një gjë e pranueshme edhe mund të quhet demokraci ku nuk lejohet që një deputet i zgjedhur po na qytetarët nuk lejohet të shkojë në parlament?

Brok: Po përsëris atë që thashë pak më parë. Nëse një vendim gjykate ka provuar që ai ka bërë diçka të gabuar ligjërisht…. Dhe para se një vendim i tillë të merret, prokuroria dhe gjykatat duhet të bashkëpunojnë me parlamentin. Parlamenti ka të drejtën përfundimtare për të marrë vendimin e fundit për imunitetin e një deputeti. Dhe një vendim i tillë nga parlamenti nuk është marrë kurrë. Dhe kjo është një pyetje e rëndësishme rreth lëvizjes direkte nga prokurorët që janë në kontrollin e qeverisë dhe që marrin një vendim të tillë me pasoja të tilla, jo vetëm për shkuarjen në parlament, por edhe për humbjen e mandatit nëse nuk shkon në parlament pas njëfarë kohe. Është një truk për të nxjerrë dikë nga parlamenti duke e ndaluar të shkojë në parlament, diçka që ai dëshiron ta bëjë.

Rizaj: Ju jeni sot në Shqipëri, por sot në Shqipëri është mbajtur protesta e shtatë para bashkisë së Tiranës, një institucion i rëndësishëm për sa i takon vendit, Shqipërisë, edhe sa ekonomi lëviz në Tiranë. Dhe sot ju jeni në Tiranë… është zhvilluar protesta e shtatë para Bashkisë së Tiranës për disa skandale. Afera e incineratorëve, skandali me një kompani e ngritur nga drejtorët e kreut të bashkisë së Tiranës… gjatë kësaj kohe ka pasur akuza ndaj zotit Rama për sa i takon pastrimi të parave, akuza për një narkoshtet… dhe një tjetër akuzë e rëndë, duke ditur që ju keni një karrierë të pasur edhe në Parlamentin Europian edhe si ish-eurodeputet, bllokimi i fondeve të IPAR-it. Si ju duken këto akuza? Sot jeni në Tiranë, por sot është mbajtur një protestë pikërisht në bashkinë më të madhe të Shqipërisë. Kur dëgjoni të gjitha këto akuza, cili është opinioni juaj?

Brok: Kam dëgjuar për këto. Jam i habitur. Por nuk i di detajet. Nuk mund të ndërhyj në detajet e politikës shqiptare. Kjo është çështje e gjykatave. Dhe kjo është një prej pjesëve të rëndësishme të procesit të zgjerimit të BE-së, që korrupsioni të luftohet. Dhe ky duket si korrupsion, por është detyrë e institucioneve që u përgjigjen këtyre hetimeve.

Rizaj: Në këtë situatë kur ne rendisim dhe denoncohet nga ana e opozitës por edhe duke parë edhe akuzat penale, si ka mundësi që me të gjitha këto skandale zoti Rama si kryeministër i Shqipërisë pranohet në kancelaritë europiane, takime me zonjën Merkel, takime me zonjën Meloni, gjatë këtyre viteve? Si ka mundësi që ndodh diçka e tillë përballë këtyre skandaleve që kanë përfshirë qeverinë Rama gjatë këtyre viteve?

Brok: Unë jam këtu për të mbështetur zotin Berisha për një çështje të caktuar, që një politikan që është pjesa kryesore e opozitës ka të drejta të plota për të përmbushur detyrën e tij. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Dhe nuk do të doja ta prishja këtë gjë të rëndësishme duke debatuar për çështje të tjera. Nuk jam ekspert për çdo detaj të politikës shqiptare, prandaj dua ta bëj të qartë që mbështes sjelljen demokratike në një vend ku lideri i opozitës duhet të ketë mundësi të plota për të kryer detyrën e tij.

Rizaj: A mund të shkojë Shqipëria në Bashkimin Europian me kryeministër Edi Ramën? Dhe a e pengon Edi Rama duke qenë kryeministër rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian?

Brok: Çdo vend duhet të përmbushë disa kritere dhe procedura. Lufta kundër korrupsionit, pavarësia e sistemit gjyqësor, është rrjedhojë e kësaj. Nëse Shqipëria e ka përmbushur këtë kusht, s’ka rëndësi kush është kryeministër./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...