12.9 C
Pec
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Email-i për bombë pranë ambasadës ukrainase në Tiranë, policia: Ishte alarm i rremë

Policia e Tiranës ka njoftuar se alarmi për bombë në Ambasadën Ukrainase në Tiranë rezulton i rremë. Përmes një njoftimi blutë e Tiranës bëjnë me dije se pasi ka mbërritur email-i kanë bërë verifikimet përkatëse duke dalë në përfundimin se bëhet fjalë për alarm fals.

“Më datë 14.10.2024, në orën 15:38, është marrë njoftim se në adresën e Ambasadës Ukrainase ka ardhur e-mail në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë. Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë. Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin”, thotë Polica./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...