Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka konfirmuar rastin se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë duke marrë trajtim në QKUK.
Ai ka thënë se njëri prej tyre e ka gjendjen stabile, ndërsa njëri është në rrezik akoma pas plagosjes.
“Të dytë janë duke u trajtuar në QKUK, saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale. Gjendja e njërit prej tyre është në rrezik për jetë, kurse tjetri është në gjendje stabile”, tha Naser Syla.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Teksa, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, theksoi Ahmeti. /Njeshi/