26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

Emërohen 5 anëtarë të bordit mbikëqyrës të Trepçës, Kurti: Do ta qartësojmë çështjen e përfaqësimit të punëtorëve

Qeveria i ka emëruar pesë anëtarë të bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Trepça”, i cili, siç tha kryeministri Albin Kurti “parashihet t’i ketë në total 9 anëtarë”.

Kurti tha se do të qartësojnë “çështjen e përfaqësimit të punëtorëve në bord” e se do të propozojnë “rihapjen e konkursit për pozitat e tjera të lira, duke inkurajuar veçanërisht pjesëtarët e pakicave”.

Kurti propozoi Mentor Berishën për kryesues të bordit, që do të bërbëhet nga anëtarët: Fadil Bejta, Merita Gashi, Sadije Gashi e Alban Krasniqi.

“Të emëruarit i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe mandati i tyre zgjatë 4 vite”, tha Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...