Bitija e Poshtme e Shtërpcës është e përbërë nga dy komunitete.
E shqiptarët dhe serbët u tha që fqinjësinë e kanë në vijë.
Por të parët thanë që së fundmi janë duke u bërë disa provokime të cilat mund të krijojnë konflikte në mes të bashkëfshatarëve.
Krejt kjo mund të vijë nga tabelat e emërtimit të rrugëve në gjuhen serbe e që banorët thanë se u vendosën mbrëmjen e së premtes në mënyrë krejt tinëzare.
E për t’iu ikur provokimeve, banorët shqiptarë tashmë i kanë menduar edhe emrat e rrugëve që duhet t’i zëvendësojnë emërtimet serbe.
Për këtë çështje, televizioni ka tentuar që të marrë një prononcim edhe nga Komuna e Shtërpcës, por nuk qenë të qasshëm gjatë të shtunës, kurse banorët e komunitetit serb në këtë katund nuk deshën fare të prononcohen. /Njeshi/