8.7 C
Pec
E premte, 1 Mars, 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën, Osmani falënderon presidentin e këtij vendi që pranoi propozimin e saj

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka falënderuar homologun e saj në këtë vend për pranimin e propozimit të saj.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, thuhet se marrëveshja e arritur mes Osmanit dhe Bin Zayed muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis dy vendeve.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhërinë e Tij Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugë për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve tona dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.\Njeshi\
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...