8.9 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Emisari britanik largohet nga Kosova me një porosi për Asociacionin

Emisari i Kryeministrit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, pas përfundimit të vizitës në Kosovë është lajmëruar me një video përmbledhëse të takimeve dhe ka dhënë disa mesazhe.

Peach ka thënë se Mbretëria e Bashkuar në vazhdimësi përkrah pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës.

Sa i përket sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Peach ka thënë se ka dëgjuar me vëmendje shqetësimet e ngritura gjatë takimeve dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar pret që autorët të mbahen përgjegjës.

Ai ka thënë se të njëjtin mesazh e ka dhënë edhe në Serbi.

Peach ka potencuar se pas sulmeve të muajve të fundit dhe forcimit të aspektit të sigurisë nga ndërkombëtarët, është koha për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara me përpjekjet ekzistuese që të gjithë qytetarët të ndihen se kanë një të ardhme në një Kosovë diverese dhe multi-etnike.

Emisari britanik ka thënë se progresi për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kontekst të implementimit më të gjerë të marrëveshjeve që janë arritur përmes dialogut të BE-së është pjesë e rëndësishme e këtyre përpjekjeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...