31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Emisari gjerman vjen në Prishtinë, takohet me Presidenten Osmani

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin po qëndron për vizitë në Prishtinë. Ai gjatë ditës është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Në takim  sipas njoftimit është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare, bëhet e ditur në komunikatë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...