16.9 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Emisari Sorensen edhe në Manastirin e Graçanicës, Teodosije i kërkon mbrojtje të përhershme për KOS

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar edhe manastirin e Graçanicës.

Për këtë ka njoftuar Manastriri i Deçanit, të martën përmes një reagimi në “X”.Atë e ka pritur mitropoliti Teodosije, thotë njoftimi.

“Gjatë takimit, Mitropoliti Teodosije theksoi nevojën e mbrojtjes adekuate institucionale afatgjatë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, së bashku me besimtarët e saj dhe vendet e shenjta. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të identitetit, lirive themelore fetare dhe të drejtave pronësore të Kishës. Mitropoliti Teodosije vuri në dukje se kjo çështje është e një rëndësie të madhe për nxitjen e stabilitetit midis të gjitha komuniteteve në rajon dhe për ruajtjen e paqes”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...