Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka folur për herë të parë pas kritikave të homologur amerikan, Donald Trump.
Presidenti i Ukrainës tha se “emocionet kanë qenë të larta sot”, por shtoi se të gjitha palët “shprehën pikëpamjet e tyre dhe i pranuan me respekt pozicionet e njëra-tjetrës” gjatë bisedimeve të sotme në Londër.
“Pala amerikane ndau vizionin e saj. Ukraina dhe evropianë të tjerë paraqitën kontributet e tyre. Dhe shpresojmë që pikërisht një punë e përbashkët e tillë do të çojë në një paqe të qëndrueshme”, shkroi ai në platformën X.
“Ukraina do të veprojë gjithmonë në përputhje me kushtetutën e saj. Jemi plotësisht të sigurt që partnerët tanë, në veçanti SHBA-ja, do të veprojnë në përputhje me vendimet e saj të fuqishme”, pohoi Zelensky.
Kjo deklaratë erdhi pasi në planin e paqes të Uashingtonit thuhet se përfshihej njohja zyrtare nga SHBA-ja e sovranitetit rus mbi Krimenë e aneksuar, gjë që e ka refuzuar lideri ukrainas.Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale./Njeshi/