Të paktën katër persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri nga një makinë jashtë një klubi nate në Çikago, tha policia.
Policia e Çikagos tha se një makinë me ngjyrë të errët kaloi pranë klubit rreth orës 23:00, sipas orës lokale të mërkurën, kur persona të armatosur brenda automjetit hapën zjarr ndaj një turme njerëzish jashtë.
Thuhet se turma po largohej nga klubi i natës pas një feste për publikimin e albumit të reperit Mello Buckzz.
Policia tha se automjeti u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe askush nuk është arrestuar.
Viktimat e të shtënave u dërguan me urgjencë në disa spitale të ndryshme të zonës. Dy burra, të moshës 24 dhe 25 vjeç, dhe dy gra, të moshës 26 dhe 27 vjeç, u shpallën të vdekur, tha policia.
Të paktën katër persona të dërguar në spital raportohet se janë në gjendje kritike. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.
Dëshmitari okular Pastor Donovan Price tha se kishte skena “kaosi absolut” të paparë që ai nuk kishte parë kurrë më parë, shkruan BBC./Njeshi/