19 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

Ende nuk dihet asgjë për fatin e Gëzim Trakaniqit nga Peja, Policia thotë se nga sot rasti ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Më 24 Maj, Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Pejës, ju drejtua mediave dhe opinionit me kërkesë për bashkëpunim në mbështetje të informacioneve për Gëzim Trakaniqin nga Peja, i cili rezultonte i zhdukur nga mëngjesi i datës 22 Maj 2024 (e Mërkurë), i raportuar nga familja.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i zhdukur është:  Gёzim (Shaban) TRAKANIQI i lindur me 25.05.1957 në Pejё”, thuhej në njoftimin e datës 24 Maj 2024.

Për shkak se kërkimet e derisotme rezultuan pa rezultat konkret, Policia Rajonale e Pejës, i tha ‘RADIO 1’, se rasti në fjalë nga mesdita e sotme, ka kaluar tek Krimet serioze rajonale.

‘Deri më sot, rasti ka qenë në nivel të stacionit policor të qytetit. Sipas ligjeve në fuqi, pas 30 ditë kërkimesh në raste të tilla, ato kalojnë në nivel rajonal, mirëpo, për shkak të specifikave të rastit si rast, kjo periudhë është ngushtuar dhe që nga mesdita e sotme, rasti Trakaniqi ka kaluar tek krimet serioze rajonale.’-deklaroi në ‘RADIO 1’, toger Fadil Gashi – Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

Gashi i Policisë, edhe njëherë, nëpërmjet deklarimit të tij, ka ftuar qytetarët, opinionin dhe këdo që mund të ketë ndonjë informacion për Gëzim Trakaniqin nga Peja, të kontakoi organet policore, nëpërmjet numrave – 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë apo edhe në E-mail adresa: [email protected].

Poashtu kushdo që mund të ketë ndonjë informatë rreth rastit të Trakaniqit, të cilit i ështb botuar edhe fotografia në media, ta lajmërohet në stacionin sa më të afërt policor./RADIO 1/

Rezulton i zhdukur, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Gëzim Trakaniqit nga Peja

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...