22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Ende nuk dihet vlera e dëmeve nga vërshimet në Pejë

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme i kanë sjellë probleme të mëdha qytetit të Pejës.

Nga Drejtoria për Emergjenca nga komuna e Pejës në një deklaratë media kanë theksuar se vlera e dëmit ende nuk dihet dhe janë duke i shqyrtuar ende ankesat e qytetarëve

Sipas drejtorit për Emergjenca, Gëzim Gashi, komuna dhe ekipet emergjente janë mobilizuar për pastrimin e qytetit.

“Njëherë nuk e dimë vlerën e dëmeve, jemi duke i shiku ankesat e qytetarëve për të ditur në cilat zona ka dëme nga reshjet e shiut. Jemi të mobilizuar me të gjitha ekipet si ato të ambientit dhe të tjerat për pastrimin e qytetit, ende s’kemi arritur në një konkluzion të dimë sa është vlera e dëmit”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ndryshe, edhe vitin e kaluar Peja është përballuar me vërshime, ku si pasojë humbën jetën dy qytetarë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...