16.7 C
Pec
E martë, 10 Shtator, 2024

Ende nuk ka datë për takimin e radhës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Ende nuk ka ndonjë të re për takimin e ardhshëm mes ekipeve të negociatorëve dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të procesit të dialogut, në Bruksel.

Klankosova.tv për këtë çështje ka pyetur Klisman Kadiun, këshilltarin e shefin të ekipit të negociues të Kosovës, Besnik Bislimin.

“Nuk ka ndonjë të re”, është përgjigje që dha Kadiu.

Për të njëjtën gjë të martën në një konferencë për media u deklarua edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili theksoi poashtu se ende nuk ka një datë për  një takim të radh për dialogun.

“Qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Nuk kam datë për takim të cilën mund ta njoftoj tani”, ka thënë Stano, duke folur për një takim në të cilin kisht pohuar se do të futej si temë e rendit të ditës diskutimi edhe për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullim.

Takimi i fundit trepalësh që u mbajt në Bruksel në nivelin e kryenegociatorëve ishte më 2 korrik të këtij viti, i cili kishte nisur me vonesë pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe kishin zgjatë mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

Kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, pas takimeve bilaterale dhe trelaterale, kishte deklaruar se pala serbe ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazike, përkatësisht themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

 

“Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin përparim ishte diskutimi i finalizimit të planit të sekuencimit. Megjithatë nga pala serbe u bë e qartë prej fillimit se ata duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Ne nuk i kemi parë kurrë ato vija të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, tha Bislimi për gazetarë pas takimit”, kishte deklaruar Bislimi.

Kurse, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin folën për një gamë të gjerë çështjesh “dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”.

“Sapo përfunduan më shumë se shtatë ore takime në nivelin e kryenegociatorëve me zëvendëskryeministrin Petar Petkoviq dhe drejtorin Petar Petkoviq. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, kishte deklaruar Lajçak.

E Petkoviq, kryenegociatori serb, kishte thënë se Prishtina po e vret dialogun dhe se kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte refuzuar të diskutojë të gjitha temat në Bruksel. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...